Lajme
Analistit kosovar i ka humbur çanta, brenda kishte kuletën, dy telefona dhe çelësin e veturës
Demokracia
15:41 | 12 Prill 2021

Share:

Analistit Vigan Qorrolli i ka humbur një çantë mëngjesin e sotëm te objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës.

Kështua ka njoftuar vetë Qorrolli nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Sot rreth orës 11:00 te Komuna (e vjetër) e Prishtinës e kam humbur portofolin personal, çantë dore me kulete brenda, dy telefona celulare, si dhe çelësin e veturës në të”, ka shkruar Qorrolli, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë i Qorrollit, pa ndërhyrje:

Te dashur miq:

Sot rreth ores 11:00 te Komuna (e vjeter) e Prishtines e kam humbur portofolin personal, cante dore me kulete brenda, dy telefona celulare, si dhe celesin e vetures ne te.

Luten njerezit dashamire qe kushdo e gjen te lajmerohet.

Mbase ska nevoje per te thene, nje shperblim i shkon gjithesecilit qe ben gjestin human duke m’i kthyer gjesendet e humbura.

Ju faleminderit,/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/vigan.qorrolli/posts/10157722453291791

Të ngjashme