Lajme
Analisti tregon bisedën me mikun e shtrirë në QKUK: Dërgoja faturat komisionit të Kurtit
Demokracia
13:12 | 03 Nëntor 2022

Share:

Analisti Avdi Smajljaj ka bërë një postim në Facebook pas lajmit për operimin e presidentes Vjosa Osmani në një spital privat.

Ky postim përmban ton kritik ndaj autoriteteve të shëndetësisë në vend, derisa provon të ilustrojë problemet me të cilat përballen qytetarët e rëndomtë.

Smajljaj tregon takimin që pati me mikun e tij të shtrirë në QKUK, derisa i thotë që faturat t’i dërgojë te Komisioni për Shëndetësi që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“I thashë, ruaj fakturat e pagesave dhe dërgojë te Komisioni për Shëndetësi, ndoshta t’i paguajnë shpenzimet. Tha çka është ai, ku mundem me gjetë? Më ngushtojë. Ia ktheva, është diçka kishe për shëndetësi, saktësisht se di.” – ka thënë z. Smajljaj.

Kurti është kritikuar vazhdimisht për emërimin e Rifat Latifajt për ministër të Shëndetësisë, mos-emërimin e deritashëm të ministrit të ri pas dorëheqjes së Latifajt por edhe për Komisionin Ekzekutiv të cilin e përmend Smajljaj.

Këto kritika janë ashpërsuar tash pas lajmit për operimin e presidentes Osmani në një spital privat.

Statusi i plotë:

Të ngjashme