Analisti Bleron Baraliu ka reaguar për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili siç bëjnë të ditur mediat sllovene, është përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni.
Baraliu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pushteti i ri i Kosovës, më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje, është duke tmerruar me standarde të dyfishta, përcjell Demokracia.com.
“Për fund, KM dhe Presidentja duhej të prononcoheshin një çast e më parë mbi dyshimet e supozuara për skandal, pavarësisht vërtetësisë së tyre, e jo të heshtin a reagojnë në mënyrë defansive dhe kryqëzojnë një gazetar pse shtron pyetjen. Të gjithë kemi të njëjtën pyetje – pasuar nga kërkesa shtesë: na dëshmoni se ju jeni ndryshe nga pushtetet e kaluara”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Mohimi i Martin Berishaj lë shumë për të dëshiruar. Duhej së paku të na tregonte a është e vërtetë që ka një llogari bankare ku është paguar nga firma serbe apo nuk ka një të tillë…
Në rrethana normale, MB duhej të ndiqte shembullin e Kadri Veselit: të mohoj akuzat dhe përkushtohet të ndjek drejtësinë deri në fund përderisa të ofroj dorëheqjen që barra e akuzave në ndërkohë të mbetet mbi të si person e jo si diplomat shtetëror. Në anën tjetër, siç theksoi një mik imi, nëse Presidentja i besoka çorrazi/pa hulumtim shtesë ambasadorit, për se të mos i besoj/besonim Pal Lekajt, Adem Grabovcit, Isa Mustafës, Hashimit, Fatmirit, Ramushit e kështu me radhë – sidomos pasi që asgjë nuk është vërtetuar në të kundërtën kundër tyre në gjykatë?!!!
Përse këta ishin ‘hajna’ e ‘zhvatës’ sipas diskursit të ish opozitës, ndërsa tani bëka t’ia falim dyshimin mbi pafajësinë dokujt tjetër?! Unë jam që njerëzit mos t’i kryqëzojmë kurrsesi përderisa nuk kemi arritur t’i gjejmë të fajshëm përtej çdo dyshimi të bazuar, por edhe më me ngulm jam për konsistencë dhe trajtim të barabartë – e jo standarde të dyfishta.
Deri më tani pushteti i ri po na tmerron me standarde të dyfishta dhe ledhatim të të vërtetave e fakteve. Për fund, KM dhe Presidentja duhej të prononcoheshin një çast e më parë mbi dyshimet e supozuara për skandal, pavarësisht vërtetësisë së tyre, e jo të heshtin a reagojnë në mënyrë defansive dhe kryqëzojnë një gazetar pse shtron pyetjen. Të gjithë kemi të njëjtën pyetje – pasuar nga kërkesa shtesë: na dëshmoni se ju jeni ndryshe nga pushtetet e kaluara!./Demokracia.com/
DOKUMENTE| Martin Berishaj fshehu në AKK kompaninë në Mal të Zi ku i barti 600 mijë euro