Lajme
Analisti që nuk e mban mend veten, Shkëlzen Gashi mbrëmë tha se Vuçiqi nuk e dëshiron veriun, sot i thotë Amerikës që nuk ia japim atë
Demokracia
20:03 | 30 Maj 2023

Share:

Analisti Shkëlzen Gashi i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili përveç se ishte goxha i ashpër ndaj Kosovës, tha se vendi i tij ka marrë vendim që Kosova të përjashtohet nga pjesëmarrja në ushtrimin “Defender Europe 2023”.

Mes tjerash, diplomati amerikan njoftoi se ShBA-të nuk do të lobojnë te shtetet mosnjohëse, që ato ta ndryshojnë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës. Krejt kjo ndodhi pas veprimeve të fundit të Qeverisë Kurti, me zhvillimet në komunat veriore.

E sipas Gashit, “ne duhet t’i kallëzojmë Amerikës që i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës nuk ia japim Serbisë së Vuçiqit”.

“Pra, Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vučić-it sepse për me mujtë me futë Sërbinë nën kontrollin tonë, na duhet t’i japim asaj diçka – veriun e Kosovës. Ne duhet t’i kallxojmë Amerikës që i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës nuk ia japim Sërbisë së Vučić-it”, shkroi ai në Facebook.

Por Gashi ka harruar se jo më larg se mbrëmë, tha se Serbia nuk e merr veriun e Kosovës edhe po t’i jepej mundësia.

“Sonte me ia dhënë Veriun Serbisë, nuk e do, nuk e merr”, tha ai.

Gashi, sot po ashtu iu kundërpërgjigj LDK-së e cila pas zhvillimeve të sotme tha se ” Kosova ndodhet në pozicion të rëndë diplomatik e strategjik”.

“LDK po thotë se Kosova kurrë s’ka qenë në një pozicion të tillë. E vërtetë, sepse kurrë s’kemi tentu me e shtri sovranitetin në veri të vendit”, shtoi Gashi.

Të ngjashme