Lajme
Analisti politik: Martin Berishaj shpejt do të harrohet me një skandal tjetër nga Kurti e Osmani
Demokracia
19:04 | 22 Prill 2022

Share:

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se skandalet e Qeverisë së re të Kosovës po harrohen, për shkak se vazhdimisht janë zbuluar të tilla brenda pak javësh.

Zogaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “Kurti e Osmani janë në garë me vetën e tyre se si t’i mbulojnë skandalet aktuale me të reja”, përcjell Demokracia.com.

“U harru Prindoni qe tha mediat jane grupe kriminale. U harru qe ministrja shkeli Kushtetuten, u harru ministrja tjeter qe shkeli nje femije, u harru motra e ministrit qe punesohet, u harru konflikti i interesit te ministrit. Te gjitha keto skandale te medhaja, vec brenda pak javesh”, ka thënë ai në një reagim lidhur me skandalin e ambasadorit Martin Berishaj.

Postimi i plotë:

E rendesishme me u kuptu eshte qe kjo qeveri, Kurti e Osmani jane ne gare me veten e tyre sesi skandalet aktuale me u mbulu me disa te reja. U harru Prindoni qe tha mediat jane grupe kriminale. U harru qe ministrja shkeli Kushtetuten, u harru ministrja tjeter qe shkeli nje femije, u harru motra e ministrit qe punesohet, u harru konflikti i interesit te ministrit. Te gjitha keto skandale te medhaja, vec brenda pak javesh. Tash del qe nje ambasador i tyre eshte me nje rrjet te dyshuar kriminal ne rajon. Si duket edhe ky do te harrohet shpejt nga nje skandal tjeter i radhes qe kjo shumice parlamentare po e gatuan./Demokracia.com/

 

Të ngjashme