Lajme
Analisti paralajmëron sanksione nga ShBA-ja: Kosova s’do të mund ta përballonte një gjë të tillë
Demokracia
10:41 | 10 Shkurt 2024

Share:

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka paralajmërua se Kosova mund të përballet me pasoja të reja, nëse nuk reflekton ndaj kërkesave të aleatëve perëndimorë.

Ai ka bërë me dije se masat e njëjta që BE-ja ia ka vendosur Kosovës mund të merren edhe nga ShBA-ja dhe vendet tjera.

Të njëjtat pasoja që i ka nga BE-ja [sanksionet], mund t’i ketë nga SHBA-ja e vende të tjera. Dhe Kosova s’do të mund ta përballonte një gjë të tillë”, ka thënë Muhaxhiri në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet të jetë më fleksibil në raport me aleatët.

Muhaxhi ka vlerësuar se ata politikan ballkanik që nuk janë harmonizuar me ShBA-në dhe BE-në kanë shkuar në koshin e plehrave.

Asgjë në Ballkan nuk është arritur, që nga vitet ’90, kur një lider nuk ka qenë i harmonizuar me SHBA-në dhe BE-në. Ata që s’kanë qenë në frekuencë me ta, kanë shkuar në koshin e plehrave, ndërsa ata me qëndrime të njëjta kanë pasur karrierë të mirë politike. Kurti duhet të jetë më fleksibil, jo ta cenojë interesin e Kosovës dhe dinjitetin e vet, por të ishte më i gatshëm të bënte më shumë kompromise. Çfarë do ta dëmtonte shtetin e Kosovës nëse e shtyn afatin e dinarit edhe për dy muaj. Dhe pas tre muajve të thotë se për këtë kompromis që kam bërë, dua këtë. Pra, nuk është diçka që po kërkohet për pesë apo dhjetë vjet, por për dy muaj. Do të dilte prapë fitimtar”, ka thënë ai.

Të ngjashme