Lajme
Analisti nga Shqipëria çohet në këmbë, mohon takimin zyrtar Osmani-Zelensky
Demokracia
21:39 | 28 Shkurt 2024

Share:

Analisti Tomorr Avdia ka mohuar se Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, ka qenë pjesë e Samitit për Ukrainën në Tiranë.

Pas kësaj deklarate, autori i Pressing publikoi statustin e ministrit Osmani dhe i tha analistit,  “ju thatë që Bujar Osmani s’ka qenë Tomor? Këtu e ke postimin e Bujar Osmanit dhe është një foto e Osmanit me Zelenskyn”

“Këto janë takime informale”, tha Avdia.

Më pas Kërquki i tha “S’janë informale këto”.

“Ne e patëm për Samit. Ky është takim informal, në takimet dy palëshe ky e shoqëron kryeministrin por jo në Samit brenda”, shtoi Avdia teksa rrinte në këmbë për të shpjeguar argumentin e tij.

“Ju thatë që nuk ka qenë Bujar Osmani në takim”, ia ktheu Kërquki.

“Në Samit brenda, ky është dallimi”, u shpreh Avdia.

Të ngjashme