Shpeshherë presidentja e vendit, Vjosa Osmani qëndron e heshtur ndaj temave kryesore dhe zhvillimeve në vend.
Analisti, Dardan Islami është një ndër personat që më së shumti interesohet të kuptojë qëndrimin e presidentes Osmani.
Ai shumë herë shkruan në Facebook duke pyetur se ku është Vjosa Osmani.
Të nëjtën gjë e ka bërë edhe sot, para më shumë se dy orë.
Duke ironizuar me emrin e saj, Islami ka pyetur se ku është presidentja.
“A e keni pa be Vjollcen?”, ka shkruar Islami.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani është kriktikuar për qasjen indiferente ndaj zhvillimeve në vend.
Që nga fjalimi i saj në Kuvendin e Kosovës më 15 dhjetor, Osmani më nuk ka pasur asnjë deklarim, përveç urimet e saj për festat e fundvitit.