Lajme
Analisti i njohur: Vuçiq mbrëmë mori porosi të qartë nga NATO-ja nëse sulmon Kosovën
Demokracia
16:30 | 01 Gusht 2022

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori një mesazh të qartë nga një oficer i Shtabit të Përgjithshëm mbrëmë, sipas Thomas C. Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe ekspert për forcat tokësore të Luftës së Ftohtë të NATO-s dhe strategjinë e mbrojtjes së Aleancës.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq mbrëmë se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, avionët luftarakë të NATO-s do të përgjigjen brenda pak orësh… Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të ishte transferuar me ajër në Aeroportin e Prishtinës, kurse brigada e parashutave të ushtrisë italiane “Folgore” përmes rrugëve ajrore në Aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, shkruan Theiner.

Theiner thekson më tej në Twitter se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindizi në Durrës brenda 2 ditësh…

Nga Durrësi në Mitrovicë, thotë ai, do të duheshin gjashtë orë që mjetet luftarake të Brigadës së Motorizuar Pinerolo të arrinin atje bashkë me shkatërruesit e tankeve Centauro, falë autostradës A1 të bashkëfinancuar nga Perëndimi.

Shkurt, përfundon ky ekspert, NATO ka plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovën.

“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë NATO-n, forcat e Aleancës do t’i mposhtnin ata në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë. Dhe NATO u kujdes që gjeneralët e Serbisë ta dinin këtë”, përfundon ai.

Të ngjashme