Lajme
Analisti i njohur boshnjak thotë se Kurti po përpiqet të duket si Zelensky duke folur serbisht
Demokracia
19:34 | 26 Mars 2022

Share:

Njohësi i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor, Jasmin Mujanović ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është frymëzuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Mujanović bëri këtë krahasim pasi Kurti iu drejtua serbëve të Kosovës në serbisht, shkruan Demokracia.com.

Ai në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Kurti është frymëzuar qartë nga fjalimi i fundit i Zelensky në gjuhën ruse.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u drejtohet serbëve në Kosovë në serbisht duke u kërkuar atyre që të refuzojnë ndikimin dhe ndërhyrjen e “regjimit autoritar në Beograd”. I frymëzuar qartë nga fjalimi i fundit i Zelenskyy në gjuhën ruse”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se të premtën, pas protestës së serbëve të Kosovës, të mbajtura në Mitrovicë Veriore dhe Graçanicë, kryeministri Albin Kurti ka bërë apel që të ruhet qetësia.

Ai, nëpërmjet një videoje, të publikuar në “Facebook”, në gjuhën serbëve u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, duke thënë se suspendimi i gjyqatares serbe në veri, nuk është marrë nga ai.

Kurti ka thënë se për suspendimin e Liliana Stefanoviq ka marrë vesh nga mediat./Demokracia.com/

Të ngjashme