Lajme
Analisti i ashpër me partinë e Kurtit: Dëshira për pushtet e VV-së 100%, vullnet për qeverisje 0%
Demokracia
18:09 | 20 Maj 2025

Share:

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar VV-në për zvarritjen e institucioneve të reja.

Për ngërçin institucional, Muharremi e ka bërë fajtore VV-në, e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partia e Albin Kurtit dëshirën për pushtet e ka 100 për qind, kurse vullnet për qeverisje 0%.

“Ky nuk duket si një fillim i ri për Vetëvendosjen. Në fakt, duket më shumë si fundi i një qeverisje, por pa një ‘game over’ të pranuar dhe pa një exit-plan ende. Është me u habitë se si në njërën anë Albin Kurti dhe LVV deklarojnë me ngulm se duan me vazhdu me qeverisjen, ndërkohë që në anën tjetër duken të dorëzuar. Nuk marrin asnjë hap për me i menaxhu krizat publike. Duken sikur të ngrirë, të hutuar dhe të pasigurt. Në fakt, duken më shumë si një qeveri që pret largimin sesa asaj që synon një vazhdimësi”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme