Lajme
Analisti i afërt me LVV-në zhgënjehet edhe prej deputetëve të Kurtit: Janë palu si pula të nukta
Demokracia
21:52 | 03 Shtator 2022

Share:

Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se deputetët e LVV-së janë “thembra e Akilit” për kryeministrin Albin Kurti.

Pozhari përmes një postimi ka thënë se të njëjtit, “më të mençur duken kur heshtin”.

Mes tjerash, Pozhari i ka quajtur edhe “praktikantë” e “mumie” deputetët e partisë në pushtet.

Postimi i plotë i Pozharit, pa ndërhyrje:

“Thembra e Akilit” e Albin Kurtit janë deputetët e Vetëvendosjes. Dikur me 10-12 deputetë e çojshin në kambë Kosovën, tash pjesa dërrmuese e tyre janë palu si pula të nukta.

Definitivisht disa janë praktikanta që vendin e parë të punës e kanë si deputet.

E, disa kur po e qelin gojën, ma të mençur po duken kur po heshtin.

Po më dhimbsen qato taksa që i paguaj e ju i merrni si rrogë dhe mëditje.

Deputetë mumje.

Të ngjashme