Sport
Analistët ndërkombëtarë zbulojnë lojtarin më në formë te Kosova dhe te Spanja
Demokracia
18:36 | 08 Shtator 2021

Share:

Kosova sonte do ta ketë një ndeshje shumë të vështirë ku do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ballafaqimi ka zgjuar vëmendje të madhe edhe në arenën ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Sajti i njohur për statistika dhe gola, flashsccore ka parashikuar sfidën e sotme derisa ka thënë se dy lojtarët që duhet zgjojnë vëmendje janë Vedat Muriqi te Kosova dhe Ferran Torres te Spanja.

Vedat Muriqi është në formë të shkëlqyeshme, ai është golashënuesi rekord i Kosovës (17 të tilla) – shënoi kundër Gjeorgjisë dhe Greqisë dhe sonte duhet përcjellë me vëmendje.

Ndërkohë, te Spanja është Ferran Torres i cili me golin e shënuar ndaj Gjeorgjisë u bë spanjolli i parë që shënoi 5 gola ndërkombëtarë në një vit kalendarik. /Demokracia.com

Të ngjashme