Lajme
“Analfabetë” – Fyerja e Kurtit për njerëzit që po e lëshojnë Kosovën për punëtorë krahu në Gjermani
Demokracia
13:57 | 03 Shtator 2022

Share:

“Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”, kështu i ka krahasuar Kurti njerëzit që shkojnë për punë në Gjermani me nxënësit analfabet që sipas tij po dalin nga sistemi i dobët arsimor.

Duke e komentuar grevën përmes një dalje publike për media nga objekti i Qeverisë, Kurti ka thënë se është e papërgjegjshme që të bëhet vetëm thirrje për rritje pagash, në kohën kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë funksionalë

“Në një Kosovë, kur testet e PISA-s po na nxjerrin ¾ e fëmijëve analfabetë funksionalë ta shantazhosh Qeverinë, kërcënosh Qeverinë me rrënim të shtetit është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi. Nga greva janë të gjithë humbës. Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Kur t’i nuk nxjerr kuadro të mira arsimore atë herë prodhon ose nejrëz me asistencë sociale ose punëtor krahu në Gjermani” ka thënë ai.

Të ngjashme