Sport
Ana e errët e Maradonës, ai la pas vetes shumë borxhe, shteti iu hedh trashëgimtarëve të tij
Demokracia
21:13 | 15 Janar 2021

Share:

Vdekja e legjendës së futbollit botëror Diego Armando Maradona, vazhdon të komentohet në mënyrë të ndryshme, megjithatë mediet argjentinase sot kanë zbuluar një detaj tjetër.

Ai la pas vetës një borxh të madh, transmeton Demokracia.com

Mediat argjentinase deklarojnë se Maradona, shmangu pagimin e taksave në Itali për vite me radhë derisa ishte një lojtar i Napolit dhe se borxhi arriti në një shumë të jashtëzakonshme 26 milionë euro.

Kjo shifër ishte zvogëluar pasi avokatët e Diegos arritën të shlyen 11 milionë euro.

Infobae.com shkruan se vdekja e Maradona nuk anuloi borxhet, kështu që ato u kaluan trashëgimtarëve të tij, të cilët kanë bërë një luftë të madhe për trashëgimi në javët e fundit, e cila përfshin pasuri të patundshme, makina dhe bizhuteri. /Demokracia.com

Të ngjashme