Sport
Amsterdami në “flakë” para ndeshjes Ajax-Besiktas, tifozët turq nisin festën
Demokracia
18:34 | 28 Shtator 2021

Share:

Ajaxi është nikoqir i Besiktasit sonte në “Amsterdam Arena” me fillim nga ora 18:45.

Gjiganti holandez dhe ai turk përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Që nga orët e mëngjesit, në kryeqytetin e Holandës atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme.

Për për faktin se tifozët turq për gjatë gjithë ditës kanë kënduar rrugëve të qytetit para ndeshjes.

Qindra tifozë të Besiktasit do të jenë të pranishëm në stadium për t’i përkrahur nga afër futbollistët e klubit të zemrës.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet. /Demokracia.com

Të ngjashme