Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka shtyrë përpara thirrjen e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” për kujdes dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret pas rastit që është duke ndodhur tash e tre ditë në bjeshkën e Shtupeqit e cila është territor i “Bjeshkëve të Nemuna”.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, agjencioni me thirrjen e saj ka shtuar edhe falënderimin për zjarrfikësit, policin dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilët edhe të shtunën kanë dal në vend të ngjarjes për zjarrin që është duke ndodhur që tashmë është nën kontroll.
Po ashtu me ndihmë ajrore ka ndihmuar KFOR-i të cilët intervenimin e kanë filluar të premten dhe të shtunën.
Policia është parë duke i përdoruar kamionët saj që i përdorim në protesta për ta përmbajtur turmën.
Postimi i plotë i AMMK-së:
https://www.facebook.com/AMMKKEPAAZSK/posts/4545080315525719