Numri i sotëm i gazetës italiane “Corriere dello Sport” fokusohet në tregun e transferimeve të Napolit, veçanërisht në negociatat për të përforcuar repartin e pasmë.
Prioriteti i Napolit, duke marrë parasysh shitjen e Kostas Manolas tek Olympiacos dhe angazhimet e Kalidou Koulibaly në Kupën e Afrikës, është blerja e një qendërmbrojtësi.
Parametrat mbeten ato të merkatos verore: një operacion huazimi me të drejtë blerjeje. Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka vlerësuar tashmë Attila Szalai-n e Fenerbahçes dhe Davinson Sanchez-in e Tottenham-it, por emri i fortë është obsesioni i tij i vjetër: Marash Kumbulla (21 vjeç), i pëlqyer gjithashtu nga klube të tjera, duke përfshirë Torinon.
Për krahun e majtë synohet Rienildo Mandava (27 vjeç), mozambikani i Lille, të cilit i ka përfunduar kontrata. /Demokracia.com