Sport
Amir Rrahmani viziton klubin kosovar, mban edhe një seancë stërvitore
Demokracia
19:29 | 06 Korrik 2022

Share:

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani ka vizituar klubin e Ramiz Sadikut, ku edhe ka shfrytëzuar mundësinë që të stërvitet.

Rrahmani u takua me futbollistët e rinjë të shkollës së futbollit dhe stërviti individualisht në fushë.

Mbrojtësi i Napolit ishte produkt i skuadrës nga kryqyteti dhe shpeshherë e viziton klubin ku u zhvillua si futbollist.

Njoftimi i plotë nga KF Ramiz Sadiku:

Amir Rrahmani , i rikthehet stërvitjeve në KF Ramiz Sadiku!

Sot KF Ramiz Sadikun e vizitoj Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ku u takua me futbollistët e rinjë të Shkollës së Futbollit si dhe stërviti individualisht në fushën ku ishte vet futbollist i ri e deri në Ekipën e parë.

KF Ramiz Sadiku, Klubi i shumë yjeve./Demokracia.com/

Të ngjashme