Napoli do të synojë ndeshjen e 12-të pa humbje në kuadër të kampionatit në Serie A.
Napolitanët takohen me Hellas Veronën në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan Demokracia.com.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është titullar edhe në këtë përballje sikur në shumë të tjera të Napolit këtë edicion.
Ndeshja mes Napolit dhe Veronës fillon nga ora 18:00.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Mario Rui, Anguissa, Fabian, Politano, Zielinski, Insigne, Osimhen.
Verona: Montipo; Dawidowicz, Gunter, Xeccherini, Faraoni, Tameze, Veloso, Casale, Barak, Caprari, Simeone. /Demokracia.com