Napoli e zhvillon sot ndeshjen e radhës në kërkim të pikëve të plota për ta ruajtur vendin e parë në Serie A.
Skuadra nga “Diego Armando Maradona” luan në udhëtim te e promovuara në elitë, Salernitana, shkruan Demokracia.com.
Për Napolin nga minuta e parë në mbrojtje është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Futbollisti nga Prishtina kohët e fundit është titullar i padiskutueshëm për Napolin.
Ndeshja mes Salernitanas dhe Napolit fillon nga ora 18:00.
Formacionet zyrtare:
Salernitana: Belec; Strandberg, Schiavone, Bonazzoli, Di Tacchio, Gondo, Ranieri, Kastanos, Zortea, Gyomber, Ribery.
Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui, Anguissa, Fabian, Zielinski, Politano, Mertens, Lozano. /Demokracia.com