Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është vendosur në formacionin më të mirë të javës së 23-të në Serie A.
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ka lënë “gjurmë” në fitoren 4:1 të Napolit ndaj Salernitanës, duke kontribuuar me një gol, shkruan Demokracia.com.
Rrahmani ishte realizator i golit të tretë për Napolit, në fillim të pjesës së dytë.
Përkundër golit, ai u veçua edhe për paraqitjen fantastike e cila po e përcjell në shumë nga ndeshjet këtë edicion në Serie A.
Reprezentuesi kosovar ka fituar besimin e trajnerit, Luciano Spalletti këtë edicion duke qenë i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes për skuadrën që pretendon titullin në Serie A./Demokracia.com/
Formacioni i javës në Serie A, sipas “Transfermarkt”: