Sport
Amir Rrahmani kandidati kryesor për “Futbollistin e Vitit” në Kosovë
Demokracia
11:46 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës me 22 dhjetor do ta përmbyllë vitin me një ceremoni në të cilën do të zgjidhen Laureatët e Vitit 2021, shkruan Demokracia.com.

Edhe këtë herë, shtëpia e futbollit e Kosovës do të bëjë përzgjedhjen e më të mirit të Kosovës në futboll.

Duke parë ecurinë dhe formën e lartë Demokracia.com, mëson se kandidati më serioz për ta fituar epitetin e “Futbollistit të Vitit”, është Amir Rrahmani.

Rahmani ka pasur një edicion fantastik me Napolin në Serie A, derisa edhe në Kombëtaren e Kosovës kontribuoi shumë me disa gola të bukur. Të kujtojmë se vitin e kaluar, Mërgim Vojvoda është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2020.

Zgjedhja e futbollistit të vitit bëhen përmes një komisioni profesional të caktuar nga FFK. /Demokracia.com

Të ngjashme