Sport
Amir Rrahmani e viziton trajnerin e tij të parë, ia dhuron një fanellë të Napolit
Demokracia
17:13 | 13 Qershor 2022

Share:

Amir Rrahmani e ka vizituar sot trajnerin e vet të parë në Kosovë, Avni Gashin, duke ia dhuruar një fanellë të veten nga klubi i tij në Serie A, Napoli.

Gashi ishte trajneri i parë i Rrahmanit kur 28-vjeçari e nisi karrierën e futbollit në Kosovën e Prishtinës në fëmijëri.

Rrahmani nuk e ka harruar Gashin pas rrugëtimit të vështirë dhe të gjatë në majat e futbollit evropian. Sot ai është kapiten i Kombëtares së Kosovës dhe Gashi nuk mund të jetë më krenar se kaq me prishtinasin.

Në një postim në Facebook, Gashi publikoi fotografi nga vizita e Rrahmanit këto ditë dhe nga koha kur ai e kishte stërvitur atë si fëmijë.

“Mburret me ty “Kosova Vr”. Që je me Zemër te madhe ,ma i miri pa dyshim te Perfaqsuesja jon e dashur Kosova”, shkroi Gashi në Facebook.

Të ngjashme