Lajme
Fjala e lirë i kushtoi me suspendim, Amir Hoxha largohet nga Kosova për në Amerikë
Demokracia
18:53 | 18 Mars 2022

Share:

Zyrtari policor, Amir Hoxha ka konfirmuar se është larguar nga Kosova.

Hoxha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka cituar predikuesin amerikan Henry Weston Smith.

“Nëna shqiponjë i mëson të vegjlit e saj të fluturojnë duke ua bërë folenë aq të pakëndshme saqë ata detyrohen ta lënë atë dhe t’i përkushtohen botës së panjohur të ajrit jashtë. Dhe ky është një ligj i përcaktuar nga Zoti”, ka shkruar Hoxha.

Kujtojmë se Hoxha ishte suspenduar muaj më parë nga Policia e Kosovës për shkak të një postimi në të cilin kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve derisa i njëjti shprehi pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave dhe orët shtesë për policët.

Të ngjashme