Lajme
Amerikanja Kimberli Uest pason Jack Smithin në Hagë, Prokuroria Speciale del me njoftim
Demokracia
13:29 | 18 Tetor 2023

Share:

Prokuroria Speciale e Hagës ka njoftuar se sot në radhët e saj është shtuar zyrtarisht edhe prokurorja amerikane Kimberi Ulest.

Ajo sot ka nënshkruar deklarataën solemnte për usthrimin e funksioneve të saj në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me ndërgjegje, njofton Specialja.

Uest ishte përzgjedhur për postin e Prokurorse së Specializuar në qershor 2023 pas një procesi të organizuar nga BE-ja.

Uest është prokurore amerikane me përvojë të gjerë sa i përket hetimeve për krime në nivel vendor poashtu edhe ndërkomëbtar.

Prokuroria Speciale e Hagës ka shkruar se Uest është Prokurorja e Specializuar e tretë pas Jack Smith dhe David Schwendimanit.

“Znj. Uest është një prokurore amerikane me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivelvendor ashtu edhe ndërkombëtar.Znj. Uest është Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Xhek Smithit (Jack Smith), i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën nga viti 2018 deri në 2022, dhe Dejvid Shvendimanit (David Schwendiman), i cili shërbeu nga viti 2016 deri në 2018”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/

Të ngjashme