Kuriozitete
Amerikanja ka shputat më të mëdha në botë – ajo zbulon se çfarë kërkesash të çuditshme merr nga burrat
Demokracia
23:39 | 06 Prill 2024

Share:

Gruaja që mban rekordin për shputat e këmbëve më të mëdha në botë ka zbuluar sfidat unike me të cilat përballet në jetën e përditshme.

Tanya Herbert (39) nga Houstoni është pronarja krenare e rekordit Guinness, i cili u fut në vitin 2022, dhe shputat e saja janë të gjata 33 centimetra.

Amerikanja ka qenë gjithmonë dukshëm më e gjatë se bashkëmoshatarët e saj dhe shputat i arritën madhësi rekord gjatë shkollës së mesme.

“Unë kam prindër të gjatë, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër”, tha ajo duke buzëqeshur.

Tanya shton se asnjëherë nuk i ka munguar vetëbesimi dhe se nuk ka pasur asnjë problem në shkollë për shkak të gjatësisë së saj, transmeton

“Askush nuk më ngacmoi dhe miqtë e mi u kujdesën për mua”, shpjegoi ajo.

Me këmbët unike erdhën sfida unike. Tanya e ka problem të madh blerjen e këpucëve të përshtatshme dhe prej vitesh ka veshur këpucë për meshkuj.

“Kam veshur kryesisht atlete dhe mokasina për meshkuj”, ka treguar ajo.

Herbert shpejt u lidh me gra të tjera me probleme të ngjashme dhe filloi të bënte këpucët e saja.

“Blija këpucë më të mëdha dhe më pas i bëja më të gjata dhe më të gjera”, tha amerikanja.

Prezenca e saj në rrjetet sociale, nga ana tjetër, tërhoqi meshkujt që kanë fetishe për këmbët, ndaj nisi të merrte një lumë mesazhesh.

“Shumë kanë shkruar gjëra rrëqethëse dhe disa më kërkuan t’u shisja foto këmbësh”, tregon Tanya.

Ajo shton se nuk i përdor rrjetet për të fituar afeksionin e seksit mashkull.

“Le të themi se 5 për qind e meshkujve që më ndjekin dërgojnë kërkesa të çuditshme dhe interesante në inbox-in tim. Por kjo nuk më intereson dhe nuk më shqetëson”, deklaroi 39-vjeçarja. /Telegrafi/

Të ngjashme