Kuriozitete
Amerikani fiton 25 mijë dollarë në lotari, gjashtë vite më parë kishte fituar një milion tjera
Demokracia
14:51 | 08 Gusht 2022

Share:

Kevin Miller nga Massachusetts mund të quhet lirisht njëri prej njerëzve më me fat në SHBA.

Ky burrë së fundmi fitoi 25 mijë dollarë në lotarinë Lucky for Life. Kjo fitore ndodhi gjashtë vite, pasi fitoi 1 milionë dollarë në lotarinë e shtetit të Massachusetts.

Është interesant se që të dy tiketat fituese i bleu në lokacionin e njëjtë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë nuk dihet se si dhe ku do të shpenzojë këto para Miller, por ai është zotuar se do të vazhdojë të blejë tiketa tjera me shpresën që sërish do të fitojë.

Në anën tjetër nga lotaria kanë bërë të ditur se paratë e fituara i janë dorëzuar, dhe se disa prej tyre i janë ndalur si taksë.

Të ngjashme