Dyqanet e pijeve alkoolike në SHBA dhe Kanada kanë filluar të hedhin furnizimet e tyre të vodkës ruse në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, sipas raporteve.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në Ontario, Kanada, ministri i Financave, Peter Bethlenfalvy udhëzoi bordin provincial të Kontrollit të Pijeve Alkoolike që dyqanet të heqin vodkën ruse dhe produkte të tjera alkoolike.
Produktet do të hiqen nga gati 700 dyqane në të gjithë krahinën.
Diku tjetër në Kanada, dyqanet në Manitoba, New Brunswick, British Columbia dhe Newfoundland po ndërmerrnin gjithashtu veprime të ngjashme.
“Unë mendoj se e gjithë bota e di deri tani se Rusia është në luftë me Ukrainën pa ndonjë arsye të dukshme”, tha Jamie Stratton, drejtor i verës dhe partner i dyqanit. “Unë mendoj se ky është sanksioni ynë… dhe kjo mund të jetë i vogël, por çdo gjë e vogël e bën një ndryshim.
Në Oregon, pronari i një lokali në Bend filmoi vetën duke derdhur të gjithë vodkën e tij ruse, sipas Fox 12 të Portland.
“Rusia po sillet sikur është viti 1939 dhe po shkon në Evropë me një forcë të plotë që ka në Ukrainë”, tha Bill McCormick, pronar i Pine Tavern.