Lajme
Amerikanët i trajnojnë ushtarët e FSK-së për të gjuajtur me mortaja
Demokracia
19:34 | 21 Qershor 2024

Share:

Një ekip mobile e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar një trajnim me mortaja bashkë me Organizatën nga ShBA-ja të Menaxhimit të Trajnimit të Asistencës së Sigurisë.

Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, kurse pjesa praktike e trajnimit është zhvilluar në poligonin në Melle të Shqipërisë.

“Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së”, thuhet në njoftim.

Më tej, FSK-ja tha se profesionalizmi, disiplina, përkushtimi e besimi i ndërsjellë me aleatët e Kosovës kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin 10-vjeçar të tranzicionit.

Të ngjashme