Lajme
Amerika i kërkon shpjegime Serbisë për ujdinë me Rusinë
Demokracia
14:00 | 26 Shtator 2022

Share:

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot se askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë në këtë moment, duke theksuar se vendi i tij nuk e di saktësisht se çfarë përfshin marrëveshja që Serbia nënshkroi në Nju Jork me atë vend dhe se presin të marrin sqarime në të ardhmen për dokumentin e nënshkruar.

“Ne sigurisht do të donim të dëgjonim një shpjegim se çfarë është ai dokument. Gjatë këtij sesioni në OKB, SHBA-të kishin bisedime të mira me Serbinë, kështu që ne dëgjuam për atë dokument vetëm pas kësaj dhe presim një shpjegim për të”, tha Hill, raporton Tanjug.

Serbia dhe Rusia firmosën një ujdi për të koordinuar politikën e jashtme në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Kjo marrëveshje Beograd-Moskë nxiti reagime të shumta.

Të ngjashme