Lajme
Amerika e ndihmon Shqipërinë, dërgon ekspertë dhe pajisje për shuarjen e zjarrit
Demokracia
15:21 | 08 Gusht 2021

Share:

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka njoftuar që ekspertë amerikanë të zjarrfikjes kanë ardhur në Shqipëri për t’i përkrahur zjarrfikësit shqiptarë në shuarjen e zjarreve.

“Sikur të gjithë të tjerët në Shqipëri, Ambasada e SHBA-së është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar prej zjarreve në jug. Si përgjigje, ekspertët amerikanë të zjarrfikjes kanë arritur këtë fundjavë për t’i përkrahur përpjekjet e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Kim.

Ajo ka njoftuar edhe për pajisjet me të cilat Amerika e ka ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë.

“Për më shumë, pajisjet e dhuruara nga ushtria amerikane përfshirë “kovat Bambi” për helikopterët, veshjet e zjarrfikësve, lopatat, pajisjet personale mbrojtëse, e të tjera, do të përdoren për t’i mbrojtur jetët, punët dhe bizneset e shqiptarëve. Më të fuqishëm bashkë. Krah për krah”.

Të ngjashme