Lajme
Amerika e jo “Amelika” furnizon me dronë Policinë e Kosovës | Hovenier: Monitorojnë zona të ndjeshme dhe të largëta
Demokracia
11:34 | 11 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë marrë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, donacion dronë. Edhe një herë Amerika, që kryeministri Albin Kurti i referohej si “Amelika”, i doli në ndihmë Kosovës me këto pajisje shummë të rëndësishme. 

Me këtë rast ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë konferencës për pranim-dorëzimin e dronëve donacion ndaj Policisë së Kosovës, ka thënë se këto pajisje do t’i kryejnë punë policisë dhe gjykatave.

Hovenier, pos tjerash, ka thënë se përmes dronëve, policia do të jenë në gjendje të monitorojnë “zona të ndjeshme dhe të largëta”.

“Duke marrë parasysh shkallen e grupeve kriminale në rajon, këto mjete do të jenë të rëndësishme për të luftuar krimin në tokë dhe në ajër. Ato ofrojnë mbështetje taktike dhe siguri të perimetrit për Policinë e Kosovës. Mund të monitoroni zona të ndjeshme dhe të largëta”, deklaroi ai.

“Mund të ndihmojnë në mbledhjen e dëshmive përmes videove dhe pamjeve qe do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në gjykatat e Kosovës. Mund të ketë reagim të sigurt e efikas ndaj incidenteve”, tha më tej ambasadori Hovenier. /Insajderi.org/

@insajderiofficial

#Kosova #shqipet #albaniche #shqip #policiaekosovës #dronet #jeffreyhovenier #fyp #fypage #fyppppppppppppppppppppppp

♬ original sound – GazetaInsajderi

 

Të ngjashme