Lajme
Amerika dërgon sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë
Demokracia
14:39 | 16 Mars 2022

Share:

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgatitet t’i kërkojë Kongresit amerikan ndihmë të mëtejshme ushtarake për vendin e tij, SHBA dhe aleatët e saj në NATO po dërgojnë tashmë disa sisteme raketash tokë-ajër në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, këto sisteme shtesë përfshijnë sistemet e mbrojtjes ajrore mobile të epokës sovjetike SA-8, SA-10, SA-12 dhe SA-14.

Këto sisteme kanë një rreze më të ulët lartësie se sistemi S-300, të cilin Ukraina e ka kërkuar. Megjithatë, ato kanë një rreze më të lartë se raketat Stinger të furnizuara më parë në Ukrainë, duke u dhënë atyre aftësinë për të goditur raketat e lundrimit, raporton CNN.

Sistemet janë marrë nga vendet partnere të NATO-s dhe janë “në rrugë”, sipas këtij zyrtari të lartë amerikan.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024