Lajme
Amerika dërgon raketa në Ukrainë që mbrojnë Shtëpinë e Bardhë
Demokracia
21:33 | 01 Korrik 2022

Share:

SHBA zyrtarisht njoftoi sot se do të dërgojë një paketë të re ndihme ushtarake në Ukrainë. Bëhet fjalë për armë në vlerë 820 milionë dollarë, shkruan Demokracia.com.

Paketa e re e ndihmës ushtarake do të përfshijë raketa tokë-ajër dhe radarë anti-artilerie, të cilët duhet të ndihmojnë Ukrainën të përballet më me sukses me sulmet ruse me rreze të gjatë, të cilat janë bërë më të shpeshta kohët e fundit.

Pentagoni njoftoi gjithashtu se do të dërgojë rreth 150,000 copë municione artilerie në Ukrainë.

Është paketa e 14-të e ndihmës ushtarake e SHBA-së për Ukrainën nga gushti 2021. Në total, Amerika i dha Ukrainës armë dhe stërvitje me vlerë 8.8 miliardë dollarë.

Si pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake, SHBA do të blejë dy sisteme të tipit NASAMS nga Norvegjia. Këto janë sisteme të mbrojtjes kundërajrore të përdorura për të mbrojtur hapësirën ajrore rreth Shtëpisë së Bardhë dhe ndërtesës së Kongresit në Uashington.

Pentagoni njoftoi gjithashtu se do të dërgojë më shumë municion në Ukrainë për raketat moderne me shumë fuçi HIMARS, të cilat u dërguan për herë të parë muajin e kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme