Lajme
Amerika dërgon edhe më shumë shkatërrues në Ukrainë, arrijnë super raketat
Demokracia
19:52 | 19 Mars 2022

Share:

Ukraina do të marrë një dërgesë të re të armëve amerikane brenda pak ditësh, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger, tha sot Oleksiy Danilov, transmeton Demokracia.com.

“Armët do të arrijnë në territorin e vendit tonë në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë pak ditë”, tha sekretari i Këshillit të Ukrainës për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen, raportoi Reuters.

Aleatët e Ukrainës dërguan avionë plot me armë në vend për të forcuar ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë, e cila u kritikua në Moskë, shton Reuters. /Demokracia.com/

Të ngjashme