ShowBiz
Amber Heard planifikon apelim ndaj vendimit të Gjykatës
Demokracia
21:44 | 02 Qershor 2022

Share:

Aktorja e “Aquaman”, Amber Heard do të apelojë vendimin e jurisë që ajo ka shpifur për ish-burrin e saj Johnny Depp, ku ajo kishte thënë se ishte e mbijetuar e dhunës seksuale, ka thënë avokatja e saj të enjten

Një juri e përbërë nga shtatë persona e Gjykatës së Qarkut në Fairfax të Virgjiania vendosi që Heard shpifi kundër yllit të “Pirates of the Caribbean” i cili si dëmshpërblim do të marrë 10.350.000 dollarë. Juria po ashtu vërtetoi se edhe ndaj Heard ishte shpifur dhe për këtë ajo u dëmshpërblye për 2 milionë dollarë.

Avokatja e Heard, Elaine Charlson Bredehoft, tha për NBC Today që skuadra e Depp “ishte në gjendje që të shfajësohej nga një sasi e madhe provash” të cilat u morën parasysh në një rast në Britani, në të cilin rast Depp humbi.

Depp e paditi tabloidin britanik “The Sun” pasi ai e quajti atë “Rrahës së gruas”. Gjykata e Lartë në Londër kishte zbuluar se Depp e kishte abuzuar Heard në së paku dy raste, por avokatët e Heard nuk ju lejua t’i tregohen këto fakte në rastin e Virgjinia, tha Bredehoft.

“Kështu, çfarë mësoi nga ky rast ekipi ligjor i Depp? Demonizoi Amber dhe shkeli mbi prova”, tha Bredehoft.

“Ajo ishte demonizuar këtu”, shtoi Bredehoft. “Në këtë gjykatë u lejuan një sërë gjërash që nuk duhej të lejoheshin dhe kjo shkaktoi konfuzitet të juria”.

Gjatë gjykimit, Depp tha që ai kurrë nuk e kishte goditur apo abuzuar seksualisht Heard dhe argumentoi që ajo ishte personi e cila ishte bërë e dhunshme gjatë lidhjes. Heard tha së ajo e kishte goditur Depp por e kishte bërë këtë për ta mbrojtur vetveten dhe motrën e saj.

Të ngjashme