ShowBiz
Amber Heard për gjyqin me Depp: Kjo është torturë, dua të vazhdoj jetën
Demokracia
07:26 | 18 Maj 2022

Share:

Amber Heard dëshmoi para gjykatës se padia për shpifje e ngritur kundër saj nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp është një “torturë” dhe ajo thjesht dëshiron që ai ta lërë të qetë.

“Është torturë. E gjitha kjo është torturuese. Pse duhet ta bësh këtë? Unë dua të vazhdoj me jetën time. Kam një fëmijë, dua të vazhdoj përpara. Dua që edhe Johnny të vazhdojë përpara. Po përdoren pa pushim, gjërat më intime, të turpshme, thellësisht poshtëruese dhe personale që kam jetuar po përdoren kundër meje, çdo ditë. Pa pushim. Është torturë. Unë jam në kaq shumë dhimbje. Doja të vazhdoja me jetën time. Dhe ai nuk më lejon”, tha Amber. Megjithatë ajo tha se nuk i pëlqen ta quajë vetën si një viktimë

“Nuk dua ta quaj veten viktimë, nuk më pëlqen ta mendoj veten si viktimë dhe nuk dua që ai të mendojë se po e sulmoj apo po e fajësoj. Po e theksoj, nuk dua asgjë prej tij”, shtoi më tej ajo.

Për një periudhë, gjithçka dukej mirë mes ish-çiftit. Por më pas në dhjetor 2018, Heard shkroi një artikull opinioni në “The Washington Post”, duke përshkruar përvojën e saj si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Amber nuk e përmendi me emër ish-bashkëshortin apo ndonjë autor tjetër të dyshuar, por sipas ankesës së Depp-it, ajo ka dëmtuar karrierën dhe reputacionin e tij./tch/

Të ngjashme