Auto&Tech
Amber Alerts në Instagram do të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve të rrëmbyer
Demokracia
15:57 | 02 Qershor 2022

Share:

Instagram ka vënë një “vegël” tejet e rëndësishme, që do të ndihmojë në lokalizimin e fëmijëve të rrëmbyer.

Fjala është për “veglën” e quajtur Amber Alerts, që ka marrë miratimin e policisë që të emitohet përmes televizioni, mesazheve me tekst dhe mjeteve tjera informuese, transmeton Telegrafi

Tani Instagram do të lansojë Ambert Alerts edhe në “news feed” e përdoruesit, kurse “vegla” fillimisht do të jetë e disponueshme në SHBA e më vonë edhe më gjerë, pra në 25 vende.

Kjo lëvizje e Instagramit tregon sesa të ngjashme janë bërë aplikacionet, të bazuara në infrastrukturën për komunikim në botën moderne.

Shtesa Amber Alerts në Instagram ka kuptim për disa arsye. Kryesorja është se gjeneratat e reja do të mund të injoronin mesazhet me tekst, por padyshim do të shikojnë “news feedin” e tyre në Instagram dhe atë rregullisht.

Të ngjashme