Lajme
Ambasda Amerikane rikonfirmon: S’është koha e duhur që ministrat të udhëtojnë për SHBA
Demokracia
22:14 | 10 Nëntor 2022

Share:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar një ditë pasi disa ministra dhe kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në këtë shtet.

Në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësja e kësaj ambasade Katherine Judd, thotë se në këtë kohë të krizës e cila është në Kosovë, nuk është koha e përshtatshme për vizita zyrtare.

“Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare, duke pasur parasysh krizën që duhet trajtuar. Ne këtë mesazh po ua përcjellim zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë”, thuhet në përgjigje.

Judd thekson se nuk ka asnjë rast specifik apo individual për të cilin SHBA-të nuk do të lëshonin viza për ministrat kosovarë.

Gjatë së mërkurës ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe disa kryetarë të komunave e kanë shtyrë vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara për shkak të situatës në veriun e Kosovës.

Të ngjashme