Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejçiq.
Ambasadorja sllovene, në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se pret me padurim thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“E nderuar t’i dorëzojë kredencialet tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë. Pres me padurim të thellojmë më tej marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona”, shkruan ajo./Demokracia.com/
https://twitter.com/MBenedejcic/status/1421134956143812610