Lajme
Ambasadorja serbe në Këshillin e Evropës: Serbia do ta rishqyrtojë anëtarësimit e saj në KE
Demokracia
09:28 | 18 Maj 2023

Share:

Ambasadorja serbe në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq, ka deklaruar në samitin në Reikjavik se Serbia “është vënë në një situatë që të shqyrtuar kuptimin dhe modalitetet e mëtejshme të anëtarësimit të saj në këtë organizatë, pas vendimit për fillimin e procedurës për pranimin të anëtarësimit të Kosovës në KE”.

Në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës, i cili u bojkotua nga zyrtarët më të lartë serbë, Gjuroviq ka thënë se “me vendimin e fundit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të filluar procedurën për pranimin e Kosovë, një numër i vendeve sakrifikuan unitetin dhe neglizhuan parimet themelore të Këshillit të Evropës për të arritur interesat dhe qëllimet e tyre politike”, transmeton Paparaci.

“Ky akt, i cili kërcënon drejtpërdrejt interesat jetike të Serbisë në KE, shtron pyetjen “legjitime” se çfarë të ardhmeje ka Serbia në këtë organizatë dhe çfarë dëmi mund të presë në të ardhmen”, ka pretenduar Gjuroviq.

Ajo gjithashtu ka thënë se Serbia ka vendosur të abstenojë gjatë miratimit të sotëm të deklaratës “Të bashkuar rreth vlerave tona” në samit për shkak të “mosgatishmërisë së shumicës së anëtarëve që në këtë dokument ta mbrojnë paprekshmërinë e kufijve të të gjithë anëtarëve të KE”, i cili ishte edhe arsyeja pse zyrtarët më të lartë serbë e bojkotuan samitin.

Të ngjashme