Lajme
Ambasadorja kosovare nuk pritet me flamur të Kosovës në Hungari, por me të minoriteteve
Demokracia
17:38 | 01 Qershor 2022

Share:

Ambasadorja e Kosovës në Hungari, Gjeneza Budima është pritur në takim sot gjatë ditës  nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare Hungareze Dr. László Kövér, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada kosovare falëndëroi Hungarinë për mbështetjën që shteti hungarez po i jep vendit tonë.

Por, ajo që ra në sy është flamuri me të cilin është pritur ambasadorja kosovare.

Ky flamuri i vendosur në anën e ambasadorës Budima është flamur i minoritetit hungarez që jeton në Rumani.

Gjeneza Budima është zgjedhur këtë vit (2022) në krye të Ambasadës Hungareze nga Qeveria Kurti 2.

 

Të ngjashme