Lajme
Ambasadorja Jacobson: Kurti e kishte kërcënuar ish-sekretaren Madeleine Albright
Demokracia
10:53 | 24 Mars 2022

Share:

Politika, diplomacia dhe historia, sipas kryeministrit Kurti, vështirë se do të kombinoheshin në një mënyrë më të përsosur se te personaliteti i jashtëzakonshëm i Albright.

Sipas Kurtit, ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërkaq në diplomaci ishte politikane, përcjell Demokracia.com.

Megjithatë, Kurti jo gjithmonë ishte kështu dashamirës i ish-sekretares Albright.

Në një intervistë për “Info Magazinën” e televizionit Klan Kosova, ambasadorja amerikane Jacobson kishte treguar edhe përmbajtjen e një letre që kohë më pare Kurti ia kishte dërguar ish-sekretares Madeleine Albright, përcjell Demokracia.com.

Aty, sipas saj, Kurti e kishte kërcënuar miken e madhe të Kosovës.

“Me Vetëvendosjen kemi kontakte në nivele të ndryshme. Njerëzit mund të mos pajtohen për çështje të ndryshme, por ne nuk pajtohemi me taktikat e tyre të dhunshme”, kishte deklaruar ajo.

“Kam parë një letër të z. Kurtit kur kam ardhur këtu në Kosovë. E, po ashtu, kam parë një letër që z. Kurti ia ka dërguar ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, ku ai e ka kërcënuar ish-shefen time se nëse ajo viziton Kosovën, ai do t’i nxjerr njerëzit e tij në rrugë”, kishte shtuar ambasadorja Jacobson. /Demokracia.com/

Të ngjashme