Lajme
Ambasadori Woker të shtunën në Pejë, shpallet “Doctor Honoris Causa” nga universiteti ‘Haxhi Zeka’
Demokracia
16:05 | 10 Janar 2023

Share:

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker, më 14 Janar (e shtunë), do të qëndroj në Pejë pasi do t’i ndahet titulli “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka”.

Kështu tha për ‘RADIO 1’ rektori i UP-së ‘Haxhi Zeka’, Armand Krasniqi.

“E kemi për nderë, që Universiteti jonë publik, këtë të shtunë ti ndajë titullin ‘Doctor Honoris Causa’, shkëlqesisë së tij, Ambasadorit Amerikan Wiliam Woker. Ceremonia do të zhvillohet nga ora 12:00 në Hotel ‘Dukagjini’, ndërsa Peja e ka për nderë praninë e tij, ambasadorit Woker, i cili titullin do ta pranojë personalisht. Ambasadori Woker dhe roli i tij historik në sensibilizimin e krimeve makabre të Serbisë Millosheviqiane, besoj pa e tepruar i bënë nderë edhe vet titullin që do t’i ndahet. Them kështu duke ditur rolin edhe historik të ambasadorit.”-tha Krasniqi.

Ndryshe, Më 15 janar 1999 kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

Ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”

Lajmi i masakrës sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Të ngjashme