Lajme
Ambasadori Walker: Kosova ka nevojë për unitet, sepse e përçarë nuk do t’i tejkalojë sfidat
Demokracia
15:03 | 15 Janar 2021

Share:

 Kosova është duke mbajtur zgjedhje në kohë pandemie, dhe në kohën kur Administrata e re e Biden në Washinton do të jetë e konsumuar nga nevoja urgjente, që të plotësojë administratën e tij dhe të rindërtojë unitetin në vendin e përçarë nga Trump.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Ambasadori Walker, në një intervistë ekskluzive për median demokracia.com, thotë se: “Duket se do të jetë proces elektoral, sikur secili që Kosova ka pasur në 20 vjetët e fundit, me partitë që luftojnë për lista, se kush do të jetë në krye e kush më poshtë, kush do të bëhet me kë, kush do të formojë koalicione”. Kjo nuk është ajo për çfarë ka nevojë Kosova. Kosova sot ka nevojë për unitet, sepse e përçarë nuk do t’i tejkalojë sfidat me të cilat po përballet”, shprehet Ambasadori Walker në intervistën për demokracia.com.

“Dy palë zgjedhje më parë kam qenë në Kosovë dhe kam takuar të gjithë liderët e partive dhe u kam thënë se duhet të formojnë një qeveri, që përfaqëson një front të përbashkët. Një qeveri që bën bashkë njerëz të të gjitha partive dhe që punon që ta vendosë Kosovën në rrugë të drejtë. Nuk mendoj se edhe këtë herë procesi elektoral do të ndihmojë. Kam frikë se në fakt do të jetë i dëmshëm. Në fund do të shohim të njëjtat parti dhe të njëjtit liderë, që luftojnë se kush do të marrë çfarë do të marrë, kush do të marrë sa ulëse apo çfarëdo tjetër. Pra, do të jetë e njëjta që kemi pasur që nga shpallja e pavarësisë. Rezultati do të jetë i njëjtë dhe nuk do të ketë ndryshim të madh. Kjo është dekurajuese”, ka thënë Ambasadori Walker.

Intervistën ekskluzive të Ambasadorit Walker mund ta lexoni në “Spektri politik i përçarë ua ka shuar entuziazmin kosovarëve” – Demokracia.

Të ngjashme