Lajme
Ambasadori suedez në Kosovë: Pjesëmarrja në zgjedhje është po aq e rëndësishme sa formimi i Asociacionit
Demokracia
15:45 | 23 Prill 2023

Share:

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar sot disa vendvotime në Leposaviq.

Ai është shprehur lidhur me votimin një kontejnerë, duke thënë se shpreh keqardhje për mos-pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, sepse sipas tij është e rëndësishme që të marrësh pjesë në të gjitha zgjedhjet demokratike.

Ambasadori gjithashtu shtoi se ai do të dëshironte që situata në veri të Kosovës të ishte më ndryshe- raporton Kosovo Online.

‘’Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Pastaj është e mundshme që zgjedhjet të mbahen kudo, me shumë mundësi në shkolla si më parë. Lista Serbe mori pjesë në zgjedhje tetë herë. Kjo është hera e parë që ata nuk participuan, fatkeqësisht. Por sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendimi i Presidentes’’, tha Westerlund.

Ai u pyet për mendimin e tij, se si votat e vetëm tre personave në një qendër votimi do të njihen të suksesshme… Por përgjigjja e Westerlund ishte se është ende herët për t’u përgjigjur lidhur me këtë çështje, dhe se konkluzionet do të bëhen nesër.

Westerlund gjithashtu tha se është e rëndësishme që të formohet ZSO, siç kanë rënë dakort palët, por, në të njejtën kohë është po aq e rëndësishme edhe pjesëmarrja në zgjedhje.

‘’Tani mendoj se është e rëndësishme të marrin pjesë në zgjedhje. Sigurisht që ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë dakort në shkurt dhe në mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesë e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për të formuar Asociacionin. Edhe kjo është e rëndësishme, por është e rëndësishme edhe pjesëmarrja në zgjedhje’’, tha ambasadori.

Të ngjashme