Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.
Ambasadori i Suedisë në Angli, Torbjorn Sohlstrom i cili shërbeu në Kosovë mes viteve 2005-2007 i ka dhënë një mesazh të madh Kosovës para ndeshjes.
Në rrjetin social “Twitter”, ai shkruan se kjo ndeshje është e rëndësishme për të.
Special football match for me tonight. Sweden in Pristina to face Kosovo – my home from 2005 to 2007, and a country that will always be close to my heart. 🇽🇰 🇸🇪
— Torbjörn Sohlström (@sohlstromt) March 28, 2021
“Ndeshje e veçantë për mua sonte. Suedia takohet me Kosovën, shtëpinë time prej vitet 2005 – 2007, një vend që do të jetë gjithmonë afër zemrës time”, shkroi ai në “Twitter”.
“Kur Kosova sonte nis kualifikimet për Botërorin 2022, përballlë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mundem pa menduar edhe për artistin tonë të dashur, Cimën, i cili do të ishte shumë i lumtur sonte. Ekipit i urojmë fat dhe fitore!”.
Ndryshe, ndeshja e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri” nis nga ora 20:45. /Demokracia.com