Lajme
Ambasadori shqiptar në OKB përplaset me Rusinë për Ramush Haradinajn
Demokracia
12:10 | 15 Qershor 2022

Share:

Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u diskutua mbi raportin e Mekanizmit Ndërkombëtar i Mbetjeve për Tribunalet Penale.

Përfaqësuesi rus, Gennady Kuzmin, në fjalën e tij akuzoi perëndimin për prirje të hetimeve antiserbe dhe për bindjen se populli serb ka qenë përgjegjës për krimet e viteve të 90-ta.

Madje, ambasadori rus akuzoi Tribunalin e Hagës se favorizoi ish – udhëheqësit e UÇK-së gjatë gjykimit të tyre, duke u përpjekur që Serbinë ta paraqes si viktimë në zhvillimet e fundit të viteve 90’ta.

Kuzmin, vazhdoi me spekulimet e njohura të Rusisë për UÇK-në, duke përmendur Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin.

“Më lejoni t’u bëj një pyetje kolegëve tanë perëndimorë që duan të spekulojnë për qasjen e përqendruar te viktima. Çfarë mendoni se ndjenin të afërmit e njerëzve që ishin shitur në skllavëri ose për korrje organesh kur shikonin “udhëtimet evropiane” dhe “turet politike” të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre? Dhe si u fut lufta kundër pandëshkueshmërisë në këtë skemë?, tha ai.

Ndaj këtyre deklaratave të përfaqësuesit rus, reagoi ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha.

Ia rikujtoj Rusisë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

“Ai si kryeministër dha dorëheqje, u vetëdorëzua para drejtësisë, u përballë me akuza dhe në fund doli i pafajshëm. A do të veprojnë njëjtë edhe ushtarakët dhe politikanët rusë, të përfshirë në agresionin kundër Ukrainës?”, u shpreh ambasadori Hoxha.

Hoxha tha se glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit apo revizionizmi i historisë nga ana e Rusisë dhe Serbisë janë të papranueshme. Ata nuk duhet të kenë vend askund, aq më pak në Ballkanin Perëndimor, pasi çnderojnë kujtimin e mijëra viktimave, të gjenocidit në Srebrenicë, të mizorive në Vukovar apo në Raçak, ata kundërshtojnë vendimet e ICTY dhe kundërshtojnë vlerat më themelore evropiane.

“Tribunali i Hagës, hetoi në Shqipëri mbi pretendimet për ‘trafikim organesh’, hapur, lirshëm dhe nuk gjeti asgjë, dua të them asgjë, për të vërtetuar asnjë nga akuzat. As atëherë, as më vonë, as tani, as kurrë, për arsyen shumë të thjeshtë se akuzat ishin ndërtuar mbi hiçin”, tha ndër të tjera Hoxha.

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2024