Lajme
Ambasadori rus në Serbi: Të mos merret asnjë vendim mbi Kosovën pa kaluar nëpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Demokracia
22:44 | 10 Qershor 2021

Share:

 “Asnjë vendim në lidhje me Kosovën dhe Metohinë të mos merret pa kaluar nëpër Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha sot ambasadori rus në Serbi Aleksandar Boqan-Kharchenko, transmeton Demokracia.com.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, ai tha se nuk mund të thoshte se zgjidhja e çështjes së Kosovës po ndodh duke e “anashkaluar” Këshillin e Sigurimit, sepse diskutimet ishin të rregullta dhe se ende po diskutohej për situatën atje.

Bocan-Kharchenko shtoi se Rusia nuk kishte marrë ndonjë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në dialog.

Ai tha se Rusia dhe Serbia kanë bashkëpunim të mirë dhe se Rusia është anëtare e Këshillit të Sigurimit andaj ajo vepron në atë format.

“Beogradi nuk na kërkoi asgjë, as nuk do të kërkonim nga Beogradi për ndonjë gjë në atë mënyrë, por ne po bashkëpunojmë në mënyrën më të mirë bazuar në interesat e përbashkëta. Rezoluta 1244 është ajo që është e vlefshme. Flet për statusin e veçantë të Kosovës, por jo për Kosovën si shtet të pavarur. “, tha ambasadori rus në Serbi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024